Abazoviq në Slloveni: PJESËMARRJE NË SAMITIN E LIDERËVE TË RINJ

Dritan Abazoviq Strazbur, Dritan Abazovic StrazburDeputeti i MZ Pozitiv Dritan Abazoviq, me ftesë të ministrit të punëve të brendshme të Republikës së Sllovenisë Karl Erjavec, do të marrë pjesë në Forumin strategjik (BSF), të nëntin me radhë, i cili pesë ditët e ardhshme do të mbahet në Bled.

Në kuadër të BSF do të mbahet dhe biznes forumi, të cilin do ta hap kryetari i Sllovenisë Borut Pahor, ndërsa është paralajmëruar dhe pjesëmarrja e ministrave të punëve të jashtme të vendeve të regjionit.

Në këtë tubim do të jenë dhe 25 liderë të rinj nga pjesë të ndryshme të botës, ndërsa tema kryesore e forumit është potenciali i liderëve të rinj në ndërtimin e besimit të ndërsjellët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…