Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq, nënkryetari i këtij institucion Sulo Mustafiq dhe deputeti Dritan Abazoviq do të marrin pjesë në Seancën plenare të Asamblesë parlamentar të SEECP-së në Tiranë.
Debat i veçantë në këtë tubim i është kushtuar temës “Roli i parlamenteve në proceset integruese, shkëmbimi i eksperiencave dhe kontributi i parlamentit në këtë kuadër”, pas së cilës do të miratohet Deklarata e Asamblesë së kuvendit të SEECP-së.
Krivokapiq, Mustafiq dhe Abazoviq gjatë tre ditëve të kaluara në kryeqytetin Shqiptar kishin një sërë takimesh bilaterale me kolegët e tyre nga shtetet ballkanike.