Anëtari i Këshillit për marrëdhënie ndërkombëtare dhe emigrantë, deputeti mr Dritan Abazoviq, si anëtarë i Grupit punues, merr pjesë në takimin e Grupit të punës të Asamblesë parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës juglindore – SEECP, e cila në kuadër të udhëheqjes shqiptare me këtë iniciativë mbahet sot në Tiranë, njoftohet nga Kuvendi i Malit të Zi.
Grupi i punës “SEECP” është formuar me qëllim të mendimit të modalitetit të funksionimit dhe përgatitjes të kornizës ligjore të Asamblesë parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Europën juglindore – SEECP.
Në mbledhjen e sotme, ku mikpritës do të jetë kryetari i Parlamentit shqiptare Ilir Meta, do të bisedohet për Sekretariatin “SEECP”, mënyrën e funksionimit dhe financimit të tij, si dhe selinë në pesë vitet e ardhshme.
Abazoviq në mes propozimeve të ofruara, të Stambollit dhe Sofjes, ka përkrahur kandidaturën e metropolit turk.