Mandatari për përbërjen e re të Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq bisedoi të premten me ministrin e punëve të jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushoglun.
Ato në veçanti biseduan për potencialet turistike të Malit të Zi dhe mundësitë e investimit në bregdetin e shtetit.
Në këtë kuptim, ministri Çavushoglu në veçanti veçoi Ulqinin si vend me potencial të jashtëzakonshëm për investime në turizëm, duke bërë paralelen me Antalinë turke.
Përndryshe, ky zyrtar i lartë turk vizitoi Ulqinin në vitin 2015, sa ushtronte funksionin e ministrit të urbanizmit.