Kryeministri i Malit të Zi Dr Dritan Abazoviq tha se Ulqini më në fund do të ketë hotele me pesë yje.
Siç deklaroi ai, “Sunny Palace” do të ndërtojë një hotel luksoz në vendin e ish “Galebit”, në të cilin do të investohen më shumë se 15 milionë euro.
“Punimet përgatitore për një hotel të klasit të lartë në Plazhin e Madhë do të fillojnë në shtator, ndërsa ndërtimi do të fillojë në shtator të vitit të ardhshëm”, tha kryeministri.
Ai shtoi se brenda tre viteve do të përfundojë ndërtimi i urës mbi lumin Buna, e cila do të lidhë Ulqinin me Velipojën.