Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi Dr. Dritan Abazoviq tha se për qytetarët e Ulqinit Valdanosi ka rëndësi të veçantë.
Ai theksoi se Qeveria do të ndërmarrë të gjitha masat që në afatin sa më të shkurtë, në mënyrë ligjore, të arrihet drejtësia.
“Ullishta në Valdanos nuk u shfrytëzua për dedikimin që u morr dhe ajo duhet ti kthehet pronarëve të vërtet. Vetëm ato mund të çlirojnë ullinjtë, e me çlirimin e tyre do të çlirohet edhe shpirti ynë dhe çdo gjë pozitive që qyteti ynë ka emetuar gjatë historisë”, tha Abazoviq.