Nënkryetari i URA-së Dritan Abazoviq do të jetë përfaqësuesi i vetëm i opozitës malazeze në samitin e vendeve të Ballkanit perëndimor dhe Bashkimit evropian (BE) i cili do të fillojë të premten në Vjenë, shkruan “Vijesti”.
Samiti në kryeqytetin e Austrisë mbahet nën patronatin e kancelares gjermane Angela Merkel, ndërsa ardhjen e tyre e kanë paralajmëruar shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini, nënkryetari i Komisionit evropian dhe komisari për energjetik Marosh Sefçoviç, komisari evropian për zgjerim dhe politikën fqinjësore Johanes Han, si dhe kryeministrat nga regjioni Edi Rama, Millo Gjukanoviq, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq.
Në fokus të samitit të sivjetmë do të jenë bisedimit për projektet infrastrukturore, por edhe për problemet me emigrantët.