Abazoviq: NESËR FILLOJNË NEGOCIATAT ME GJEKEN DHE CUNGUN

Dritan Abazoviq, Abazovic Kryetari i Këshillit komunal të MZ Pozitiv dhe deputeti i kësaj parti Dritan Abazoviq ka thënë në deklaratë për Portal Analitika që nesër do të fillojnë negociatat zyrtare të Malit të Zi Pozitiv, Forcës dhe koalicionit të cilin e udhëheq Fatmir Gjeka për formimin e pushtetit lokal në Ulqin.

Abazoviq ka pohuar që mbrëmë është mbajtur takimi joformal i përfaqësuesve të këtyre tri partive politike në të cilën është caktuar mbledhja e nesërme, por që në atë takim nuk është folur mbi detajet e formimit të shumicës së re në Ulqin.

“Mbas marrëveshjes që kenë arritur Nazif Cungu dhe Gjeka janë krijuar kushtet që MZ Pozitiv, siç paralajmëruam më herët, të kyçet në negociata mbi formimin e pushtetit lokal në Ulqin”, tha Abazoviq duke kujtuar që koalicioni i këtyre dy partive është përshëndetur nga partia e tij.

“Përshëndes marrëveshjen e këtyre dy partive. Nesër do të mbajmë takim formal ku do të flasim për të gjithë detajet lidhur me formimin e shumicës së re parlamentare në Ulqin. Diçka më konkret ose përfundimtare vetëm nesër mbas takimit të cilin e caktuam zyrtarisht”, tha Abazoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…