Kryetari i Lëvizjes qytetare URA dhe deputeti Dritan Abazoviq ka dorëzuar padinë kundër drejtorit të Agjencisë për parandalimin e korruspionit Sreten Radonjiq.
Në këtë hap ai vendosi pasi që Agjencia dorëzoi kërkesën për inicimin e procesit të kundërvajtjes kundër tij.
Arsyeja është që Abazoviq, sipas raportit të tyre, ka shkelur Ligjin për parandalimin e korrupsionit, duke lajmëruar vlerën e pasaktë të depozitit në bankë. Abazoviq lajmëroi 60.000 euro, ndërsa Radonjiq pohon se kishte 80.000.
Ky veprim i Agjencisë, sipas Abazoviqit, nuk është vetëm skandaloz, por edhe qesharak.
„Kam nënshkruar diçka që e nënshkruan pak, ose aspak funksionar në Mal të Zi, që Agjencia ka qasje në llogarinë time bankare në çdo moment. Si të fshehë atëherë diçka?“, tha Abazoviq për Antena M.
Me siguri, pas konsultimeve me avokatë, do të vazhdoj më gjatë. Në dasëm mësova që Agjencia kundër meje po zhvillon procesin. Nënshkrimin për dhënien e pëlqimit e tërhoqa pas kësaj. Tani i gëzohem procesit gjyqësor. Jam i gatshëm të shkojë në gjyq, asnjëherë nuk kam fshehë asgjë“, tha Abazoviq.