Abazoviq: PADI PËR SHKAK TË NHP “RIVIERA E ULQINIT”

Dritan AbazovicDeputetët e pavarur në Kuvendin e Malit të Zi, ndër të cilët është edhe Dritan Abazoviq, kanë dorëzuar në Gjykatën administrative padinë kundër Këshillit për privatizim për shkak të anulimit të vendimit të tij që t’i shpall të fshehta të dhënat e dokumentacionit tenderik dhe ofertat në procesin e shitjes së disa ndërmarrjeve në pronësi shumicë të shtetit.

Me vendimin e Këshillit është përcaktuar që të emërohen si të fshehta të dhënat e dorëzuara në procesin e privatizimit të dhjetëra ndërmarrjeve, duke përfshirë këtu edhe Ndërmarrjen hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit”.

“Kjo është provë që Qeveria nuk e mbron transparencën dhe në atë mënyrë rrezikon investitorët potencial të cilët dëshirojnë punët e pastra. Kjo është edhe një provë kush në të vërtet po përzënë investitorët në Mal të Zi dhe kush në të gjitha mënyrat e mundshme tenton të rregullojë punët vetvetes”, vlerëson Abazoviq.

Ai shtoi se qëllimi i deputetëve është që të tregojnë si punon Qeveria dhe në çfarë mënyrë dëshiron të shtyjë qytetarët që edhe një herë të bëhen dëshmitarë (zhirantë) të aktiviteteve të tyre të dështuara biznesore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi