Abazoviq: PDS DERI TANI KA MANIPULUAR ME PAKICA

Dritan AbazovicDeputeti Dritan Abazoviq ka thënë se formimi i klubit „Alternativa-URA“ në Parlamentin e Malit të Zi shënon fillimin e një procesi të ri në skenën politike.

„Me këtë vërtetohet se përfaqësuesit e pakicave po kuptojnë që PDS nuk është mbrojtësi i tyre i vetëm dhe se mund të gjejnë partnerë në opozitë e cila është qytetarisht e orientuar, e gatshme të respektojë kërkesat e tyre dhe e cila ka senzibilitet për problemet e pakicave nacionale“, tha Abazoviq për „Vijesti“.

Sipas fjalëve të tija, PDS deri tani ka manipuluar me pakica. „Arsyeja kryesore për këtë është marrëdhënia poltronike e liderëve të partive nacionale ndaj PDS-së dhe ndjenja e sigurisë së rrejshme të cilën ato ja mundësojnë“, tha Abazoviq dhe shprehu kënaqësinë që „në momentin kaq të përbërë politik ka deputet të cilët nuk janë të gatshëm të jenë shkop në duart e dikujt dhe që interesat e veta kombëtare dhe programore t’i vejnë në shërbim të interesave të PDS-së“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi