Partia Demokratike e Socialistëve dhe lideri i tyre Millo Gjukanoviq kanë bërë përparim të mjerë në bindjen e anëtarësisë së vet në rëndësinë e hyrjes së Malit të Zi në NATO”, ka vlerësuar deputeti në Parlamentin e Malit të Zi Dritan Abazoviq.
Ai për “Vijesti” tha që ”partia në pushtet të Malit të Zi i bëri të gjitha që të tregohet si përkrahës i vetëm dhe kryesor i anëtarësimit në mënyrë që ti josh zyrtarët e huaj të mbyllin sytë pra keqpërdorimeve dhe që të fitojnë përkrahjen e tyre politike”.
Kjo gazetë e Podgoricës ka publikuar që janë shanset shumë të vogla që Mali i Zi të fitoi ftesën në vitin 2014 për anëtarësim në Aleancën e Atlantikut të veriut.