Abazoviq: PDS MBETI I VETMUAR

“Edhe nëse miratohet rebalanci i buxhetit shtetëror në vjeshtë kjo nuk do të ndikoj shumë në përmirësimin e klimës në Mal të Zi”, ka deklaruar deputeti në Parlamentin e Malit të Zi Dritan Abazoviq.

Ai në intervistën për “Dnevne Novine” ka vlerësuar që Partia demokratike e socialistëve ngadalë mbetet e vetmuar dhe gjithnjë më nervoze, sepse nuk e ka shumicën për asnjë propozim të ligjit. “Pyetja është vetëm se edhe sa kohë do ti duhen partnerëve të tij të koalicionit të kuptojnë që koalicioni me to vetëm do të përpijë besueshmërinë e  tyre politik”, tha Abazoviq.

Sipas fjalëve të tija, “Mali i Zi Pozitiv” në Kuvend do të përkrah vendimin që Malësia, me qendër në Tuz, të bëhet komunë e plotë. “Me këtë çështje edhe këto ditë vazhdon manipulimi pa marre nga ana e PDS-PSD koalicionit”, mendon Abazoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi