Deputeti në Kuvendin e Malit të Zi Dritan Abazoviq e vlerësoi si skandaloz faktin që Qeveria e Malit të Zi nuk organizoi shqyrtimin publik për hulumtimin e naftës dhe gazit edhe në Ulqin.
“Shqyrtimi publik ishte jotransparent. Ulqini, vendi ku duhet të hapen puset, nuk ishte në listën e qyteteve në të cilat do të mbahen shqyrtimet publike, që është skandal”, tha ai për “Dan”.
Sipas fjalëve të tija, Qeveria tenton të shmang opinionin profesional, që do të thotë se diçka po bëhet fshehurazi, gjegjësisht hap dyshimet që po punohet në interes të disa personave dhe kompanive private.
Abazoviq shtoi se referendumin për këtë projekt nuk duhet shmangur.