Deputeti në Parlament Dritan Abazoviq ka deklaruar për „Vijesti“ që pushteti lokal bukvalisht ka dështuar, ka nënvlerësuar qytetarët dhe institucionet në Ulqin. „E gjitha ka mundur të parashikohet që në fillim. Një vit kishim dy drejtorë të OT, sepse nuk dinin të shkarkojnë paraardhësin në mënyrë ligjore. Pastaj filluan dhe problemet tjera, pamje të shëmtuara në Ranë, afera me dokumentet planifikuese rreth „Galebit“, ndërsa gjithçka kulmoi kur kryetari shkarkoi nënkryetarin e vet me akuza reciproke të pabesueshme për korrupsion dhe paaftësi. Ndërkohë, siç pohon Gjykata administrative, kjo gjë është bërë në mënyrë të paligjshme!? Ndërkohë qytetarët e Ulqinit kanë hyrë edhe më shumë në borxhe dhe bukvalisht janë bërë rob të Ministrisë së financave e cila tani faktikisht udhëheq pushtetin. Në vend të premtimit të daljes eksperte nga kriza, pushteti lokal ka bllokuar punën e parlamentit të Ulqinit dhe ka vendosur vulën në pushtetin e vet autoritar dhe jodemokratik. Për diçka më shumë se dy vite pushtet, kanë mbërritur ti vizatojnë vetes ndërtesat në tokat e veta dhe të shtojnë borxhet. E vërtetë është që kanë vendosur sinjalizimin e komunikacionit dhe për këtë duhet ti përgëzojmë“, tha Abazoviq për „Vijesti“.
Ai theksoi që Ulqini faktikisht nuk ka opozitë. “Të gjitha partitë e pakicave garojnë kush do të jetë më afër çadrës së PDS-ës, fajtorit kryesor për rrënimin dhe shkatërrimin ekonomik të Ulqinit. Kjo na solli në situatë paradoksale në të cilën PDS-ja faktikisht ka drejtuar dhe udhëhequr nga opozita, sepse në çdo moment kishte mundësi të sfidoi zgjedhjet apo të bëjë rikomponimin. Edhe ky pushtet, si ai i kaluari kanë funksionuar në matricat e njëjta të servilizmit, të cilat kishin për qëllim mos të hidhërojnë shefat e Budvës dhe Podgoricës, ndërsa për një grup të vogël njerëzish të rrëmbejnë përfitime dhe famë personale. Bile edhe tregimi për investime imagjinare është i njëjtë. Qe, sa nuk janë nisur, me siguri vijnë menjëherë mbas votimeve. Në fund, siç ndodh zakonisht në shpërthimin e pa sinqeritetit dhe padijes, e gjitha ka përfunduar me turpërim të madh, të cilën do ta paguajnë qytetarët e Ulqinit, si shumë herë deri tani. Është derdhur energji e madhe e cila solli deri tek ndryshimet e dëshiruara”, tha Abazoviq dhe përfundoi që: ” Duhet të thuhet që qytetarët nuk e merituan këtë. Nëse asgjë tjetër, kanë merituar të kenë pushtet korrekt, i cili do të mundohet në të gjitha mënyrat të mbrojë interesin e tyre. Por, kjo nuk ndodhi dhe tani duhet të ja nisim nga fillimi, prapë. Ulqini definitivisht ka nevojë për politikanë ndryshe të cilët mund të sjellin disa vlera të reja në jetën politike të qytetit, i cili padrejtësisht është shpërfillur dhe është lënë në duar njerëzve të cilët nuk janë të denjë për historinë e tij të ndritshme dhe sfidat e kohës.