Deputeti i Malit të Zi Pozitiv Dritan Abazoviq ka paralajmëruar që kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme lokale në Ulqin po përkeqësohen dhe që tani janë vërejtur presionet ndaj qytetarëve. “Është e dukshme që shantazhohen njerëzit, ndërsa keni situatën që asfaltohen rrugët në fshatra. Nuk jam i sigurt a ka punësime, sigurisht ka presione në arsim, që do të thotë që kushtet në përgjithësi nuk dallojnë në krahasim me të gjitha zgjedhjet e kaluara, të cilat ishin të mbushura me parregullsi”, tha ai për “Dan”.
“Definitivisht, ky pushtet dhe partnerët e tij, e ato janë partitë nacionale Shqiptare, nuk dijnë të sillen ndryshe politikisht. Ekzistojnë dyshimet e shumta dhe mund të thuhet që tani që institucionet do të jenë para një testi të madh kur bëhet fjalë për zgjedhje të drejta në këtë komunë”, përfundoj Abazoviq.