Deputeti i Malit të Zi Pozitiv Dritan Abazoviq tha në tubimin protestues të qytetarëve të Tivatit të shtunën në mbrëmje që vendimi i Gjykatës së lartë me të cilin prona private në zonën e të Mirave detare praktikisht shpallet pronë shtetërore është vetëm uverturë para Ligjit të ri për të mirat detare. „Strategjia e pushtetit është që nga ky resurs më i vlefshëm të mbulohen minuset e financave publike. NP për menaxhimin e të mirave detare është agjenci klasike për thithjen e pronës së popullit të thjeshtë dhe të trashëgimisë tuaj“, tha ai.
Sipas fjalëve të tija, në këtë punë të gjithë duhet të mblidhen: komunat bregdetare, bashkësitë lokale, OJQ dhe shoqatat anëtarët e të cilave janë personat të cilët në zonën e të mirave detare kanë pronën e vet.
Abazoviq ftoj kryetarët e të gjitha komunave bregdetare të qëndrojnë mbas interesave të bashkëqytetarëve të vet dhe të nënshkruajnë kërkesat e tyre.
Komuna e Tivatit ka përkrahur kërkesat të cilat të shtunën i kanë deklaruar qytetarët në këtë tubim.