Deputeti në Kuvendin e Malit të Zi dhe nënkryetari i Lëvizjes qytetare URA Dritan Abazoviq ka thënë se zgjidhjet e propozuara në Draftin e planit hapësinor me dedikim të veçantë për zonën bregdetare janë katastrofale në pjesën që ka të bëjë me Kriporen dhe Valdanosin.
„Kërkesat dhe vërejtjet e Komunës së Ulqinit nuk janë respektuar. Me ngulm themi se në zonën e Kripores dhe Valdanosit nuk duhet të ndërtohet, por Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit pikërisht bënë të kundërtën“, tha Abazoviq për „Dan“.
Prandaj, sipas fjalëve të tija, është ardh në situatë që akoma nuk ka Plan hapësinor-urbanistik të Ulqinit, të cilin e punon pikërisht kjo ministri, e cili duhej të gjeneronte zhvillimin e kësaj komunë.