Abazoviq: POLITIKA DISKRIMINUESE E QEVERISJES NË MAL TË ZI

Dritan AbazovicDeputeti në Kuvendin e Malit të Zi Dritan Abazoviq ka vlerësuar se informata për përfaqësimin e popujve pakicë në organet shtetërore tregon se kemi të bëjmë me politikën e përjashtimit të të gjithë atyre të cilët mbi çfarëdo baze janë të papërshtatshëm për pushtetin.

“Në këtë mënyrë rritet padrejtësia dhe popullsia shtyhet në pakënaqësi dhe emigrim”, tha ai.

I pyetur të komentojë faktin se në komunë të Ulqinit jetojnë 70,6 për qind Shqiptarë ndërsa në nivel lokal janë 88,73 për qind, si dhe që Malazezët përbëjnë 12,44 për qind të popullsisë, ndërsa 2,82 për qind janë në organe të komunës, Abazoviq tha se kjo është matricë e njëjtë nga niveli shtetëror. “Në vendet të cilët dominohen nga pakicat, popujt shumicë janë të diskriminuar, gjë që flet për të njëjtën matricë të qeverisjes familjarizuar në Mal të Zi”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi