Deputeti i Malit të Zi Pozitiv Dritan Abazoviq ka deklaruar që pret që partia e tij të arrij rezultat të mirë në zgjedhjet lokale në Ulqin.
“Presim rezultat të mirë në zgjedhje, para së gjithash për arsye se Ulqini është qytet në të cilin për shkak të karakteristikave të tija zgjedhjet janë sado pak më interesante se në komunat tjera. Ne kemi tubuar ekipin e ri, e cila është e gatshme të punoj për të mirën e të gjithë qytetarëve të cilët deri tani nuk ishin të aktivuar politikisht. Kemi potencial të konsiderueshëm njerëzor dhe jemi e vetmja parti e cila në thelb ofro diçka të re në Ulqin. Shpresojmë që këtë do ta njohin votuesit dhe që do të reagojnë pozitivisht në këtë fakt”, tha ai në deklaratën dhënë portalit Kodex.me.
Sipas fjalëve të tija, Mali i Zi Pozitiv dallohet nga të tjerët, që do të thotë që nuk do të premtoj asgjë, përveç punës së përkushtuar, transparencës dhe qasjes së sinqertë ndaj punës publike.
Intervistën e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.