Abazoviq: PUSHTETI I PËRGJEGjSHËM DO TË JEPTE DORËHEQJE

“Është e qartë që nuk ekziston shumicë absolute për çdo çështje të rëndësishme, kjo është treguar para dy ditëve gjatë votimit, është treguar mbrëmë, por edhe sot me tërheqjen e rebalancit. Çdo pushtet i përgjegjshëm në këtë moment do të jepte dorëheqje”, tha për agjencinë Mina deputeti i Partisë Pozitive Dritan Abazoviq.

Ai theksoi që nuk pret nga pushteti që ta bëj një gjë të tillë, sepse, siç shtoi ai, kanl treguar nivel të lartë të papërgjegjësisë.

Abazoviq mendon që ka përpjekje të simulimit të demokracisë nga ana e partnerve më të vogël në pushtet.

“Në kuptimin që ato, duke mos dashur të shkojnë kundër interesave të qytetarëve, shpesh e lejnë Partinë demokratike të socialistëve në pakicë kohën e fundit. Kjo megjithatë është e pamjaftueshme që ato të lëshojnë pozitat e veta komode dhe pastaj vetë apo me dikë tjetër të formojnë shumicë të re mbas zgjedhjeve të ardhshme”, precizoi Abazoviq.

Sipas fjalëve të tija, kjo situatë është e paqëndrueshme dhe pret që në vjeshtë “diçka të lëviz nga bllokimi i tanishëm”, përkatësisht që Qeveria të jap dorëheqje dhe Kuvendi të ja kthej mandatin qytetarëve.

“Kjo do të ishte më korrekte, në të kundërt edhe më tej do të mundohemi  dhe torturohemi kështu, vetëm që dikush të rrijë në pozitat e veta një, dy apo tre muaj më gjatë seç është reale”, përfundoi Abazoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi