Deputeti i Malit të Zi Pozitiv Dritan Abazoviq ka vlerësuar që pushteti lokal në Ulqin ka përjetuar debakël. “Ato kanë bllokuar punën e Parlamentit komunal dhe në vend të zhvillimit dhe progresit të qytetarëve kanë ofruar uzurpimin e institucioneve”, tha ai për “Dnevne novine”.
Sipas fjalëve të tija, zgjedhjet në Ulqin duhet të organizoheshin që me 17 nëntor, kur ato do të mbahen në Petnjic, Cetinë dhe në Mojkovac, por, siç shtoi ai, pushteti këtë e ka shmangur qëllimisht.
“Tani provojnë që të gjitha të shtyjnë për pranverë. Ne kemi theksuar më herët që për arsye të mosfunksionimit zgjedhjet duhet të mbahen sa më herët”, tha Abazoviq dhe shtoi që është krejtësisht e panevojshme të shpenzojmë më tej kohën dhe energjinë e qytetarëve.