Abazoviq – Rama: Ta bëjmë kufirin të padukshëm, të ndërtojmë urën në Bunë

Tani“Detyra jonë është të bëjmë një hap përpara, sepse vendet tona kanë një potencial të madh turistik. Le të mos i ndryshojmë kufijtë, le t’i bëjmë të padukshëm “, tha zëvendës Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq pas një takimi dypalësh me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me ftesën e të cilit po qëndron në Tiranë.

Në një bisedë me Ramën, Abazoviq deklaroi se marrëdhëniet e përgjithshme ndërshtetërore janë shumë të mira, bazuar në parimet e miqësisë dhe bashkëpunimit, të forcuara nga partneriteti në Aleancë dhe qëllimet e përbashkëta në nivelin rajonal dhe perspektivën evropiane, thuhet në deklaratë.

Abazoviq theksoi nevojën për forcimin e marrëdhënieve ekonomike, realizimin e projekteve të përbashkëta dhe vlerësimin e potencialeve të shumta, që paraqet një hapësirë ​​të konsiderueshme për përmirësimin e bashkëpunimit të mëtejshëm.

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha që të dy vendet kanë një vizion të qartë për një të ardhme evropiane dhe të prosperitetit, siç demonstrohet nga anëtarësimi i tyre i plotë në NATO dhe përpjekjet për të qenë pjesë e BE.

“Abazoviq dhe Rama ranë dakord që një projekt i përbashkët për të ndërtuar një urë në Bojana, që do të lidhte Shtojin dhe Velipojën, që do të kontribuonte shumë në lëvizshmërinë e njerëzve dhe do të tërheqte investitorë të huaj në këtë zonë tërheqëse. Gjithashtu, bashkëbiseduesit diskutuan mundësinë e vlerësimit të Liqenit të Shkodrës.

U bisedua gjithashtu për hapjen e fundit të pikës kufitare në Triesh, e cila do të lidhë Podgoricën me zonën Plavë-Guci, por gjithashtu do ta bëjë Veriun e largët të Shqipërisë edhe më të arritshëm”, shtohet në deklaratë.

Abazoviç dhe Rama ranë dakord që marrëdhëniet në nivelin politik mund të vlerësohen si shumë të mira dhe nënkuptojnë kontakte të shpeshta në nivelin më të lartë dhe të punës, bashkëpunim brenda procesit të integrimit, duke pasur parasysh se ata kanë orientime të përbashkëta të politikës së jashtme dhe angazhim për bashkëpunim rajonal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuzhina tradicionale: ENCIKLOPEDI ME MBI 300 RECETA TË SHIJEVE TË ULQINIT

Nxënësit vizituan centralin me erë në Mozhur: MBOLLËN EDHE DISA PISHA

Zjarri përfshinë ordinancën private: SHKAKTON DËME TË MËDHA MATERIALE

Ulqin: KODRA E PINJESHIT, FUSHA DHE TYRBJA E HARAPIT
Ulqin: KODRA E PINJESHIT, FUSHA DHE TYRBJA E HARAPIT

Mbi pyllin e Pishave ndodhet kodra e Pinjeshit, me pamje të mrekullueshme në det dhe Kalanë e Ulqinit. Në Ulqin për shekuj me radhë kanë jetuar zezakët të cilët i sollën këtu kusarët dhe detarët e Ulqinit

Ljubitelji kazino igara će ovog puta biti u teškoj situaciji!
Ljubitelji kazino igara će ovog puta biti u teškoj situaciji!

Sigurni smo da je veoma mali broj ljudi na svijetu koji nisu čuli za mega popularnu kazino igru koja nosi ime Aviator! Bilo da ste ljubitelji online kazina, ili ne, pomenuta igra je “zarazila” cijeli svijet,

CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTËN PA RRYMË NJË PJESË E ULQINIT
CEDIS: TË HËNËN DHE TË MARTËN PA RRYMË NJË PJESË E ULQINIT

Nga Sistemi Malazez i Elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të hënën dhe të martën, më 6 dhe 7 dhjetor, në periudhën prej orës 08 deri në 15, pa energji elektrike do të jenë vendbanimet

Gjeka: KRIVOKAPIQ HUMBI BESIMIN, SA MË PARË TË JAP DORËHEQJEN
Gjeka: KRIVOKAPIQ HUMBI BESIMIN, SA MË PARË TË JAP DORËHEQJEN

Kryetari i Partisë Demokratike dhe deputeti në Kuvendin e Malit të Zi Fatmir Gjeka deklaroi se kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq duhet të jap dorëheqjen. „Ai nuk është në lartësinë e detyrës,

Kuvendi i Malit të Zi: DO TË HETOHET “AFERA MOZHUR”
Kuvendi i Malit të Zi: DO TË HETOHET “AFERA MOZHUR”

Nënkryetarja e Kuvendit të Malit të Zi Branka Boshnjak paralajmëroi inicimin e hetimit parlamentar dhe formimin e këshillit anketues për aferën “Mozhur”. Boshnjak e deklaroi këtë gjë gjatë takimit me djalin