“Plani Hapësinor i Ulqinit duhet të parashikojë zgjerimin e rrugës për në Adë edhe me dy korsi të tjera”, tha kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq.
Ai në mbledhjen e Qeverisë theksoi se në atë rrugë gjatë muajve të verës ka një ngarkesë të madhe trafiku.
“E kur të ndërtohet edhe ura në Bunë, e cila do të lidhë Malin e Zi me Shqipërinë, pra Ulqinin dhe Velipojën, atëherë do të ketë një bllokim të përhershëm në atë rrugë”, shtoi kryeministri.