Deputeti i Malit të Zi Pozitiv Dritan Abazoviq ka deklaruar që nuk do të shkoj lehtë privatizimi i potencialeve turistike dhe natyrore të Ulqinit, sepse, siç tha, pikënisja është e gabuar. “Nuk kam asgjë kundër planit i cili ka të bëj me lokalitetet e caktuara të cilët realisht duhet të valorizohet, por jo të gjithë, sidomos jo Valdanosi ku kemi problem të madh pronësor dhe i cili nuk mund të realizohet sepse nuk ekziston vullneti i qytetarëve”, tha ai për “Vijesti”.
Sipas fjalëve të tija, investitorëve potencial në Ulqin iu është vështirësuar puna sepse askush nuk e donë vetëm objektin, ndërsa të ketë problem me regjistrimin e tokës.
Ai tha që dyshon që Këshilli për privatizim dhe projekte kapitale, në krye të së cilit është kryeministri Millo Gjukanoviq, do të arrijë të sjell investitorë me renome në krahasim me ato prej viteve të mëhershme pronari i të cilëve nuk është ditur ose këto kompani nuk janë marrë me veprimtari për të cilat ka nevojë Ulqini.