Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka deklaruar se shqiptarët në Mal të Zi sot janë më mirë se kurrë më parë, derisa ka folur për integrimin në qeverisjen qendrore dhe lokale.
Abazoviqi u shpreh se do të jetë i lumtur që të punojë bashkë me presidentin të ri i këtij vendi Jakov Milatoviq,“për të eliminuar farën e politikës së kaluar dhe të krijohet një vlerë e re proevropiane në Mal të Zi”.
“Shqiptarët në Mal të Zi kurrë s’kanë qenë më mirë, të gjithë të integruar në qeveri dhe me të drejta të plota, në Ulqin dhe Tuz. Gjukanoviq ka qenë 30 vjet në pushtet dhe është i lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Çdokush duhet të jetë i zëvendësueshëm, kurrë më nuk do kemi politikanë që rrinë nga 30 vjet në pushtet. Nuk jetojmë në Bjellorusi, jemi në Mal të Zi”, ka thënë Abazoviq për “Euronews Albania”.
One Response
Shyptart e MZ skajn qen kurr mir edhe nuk duket se kajn me qen ma mir edhe me kryetar t ri, kur e merr parasysh se Jadovi isht pro-srb, isht kunder Kosoves, Natos, kunder BH, se pranen genocidin e Srebrenices edhe nuk ka qendrim t mir per dijasporen e MZ, e shum pi tyne jan Shyptar. Vlera pro-evropiane ka pak ose ska hic, e tesh si i konvenen kacurrelit me u kap si pijavica per te si mas me met pa fotel, isht fare masllahat tjeter. Ska qen Milloja e DPS gja hajrit par skajn qen si DF e DCG fare t pahajra. E kur flet kacurreli per Shyptar, ather e shef se e ka marr funi tan ket pun