Deputetët e pavarur në Kuvendin e Malit të Zi, ndër të cilët është edhe Dritan Abazoviq kanë dorëzuar propozimin për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë të dispozitës së Qeverisë me të cilën është paraparë kompensim i veçantë prej 7 cent për karburant.
Deputetët mendojnë se kjo dispozitë, të cilën Qeveria e ka miratuar me qëllim pagesën e kredisë për autostradën Tivar-Bolare dhe financimin e sportit përfaqësues, nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjin.
Me implementimin e këtyre kompensimeve do të kemi pasoja negative dhe të dëmshme për qytetarë dhe persona juridik, pohojnë iniciuesit e Propozimit dhe kërkojnë që Gjykata kushtetuese e Malit të Zi, pa vonesë, të sjell vendimin me të cilin do të urdhëroi kompanitë e naftës në Mal të Zi që në procesin e llogaritjes së çmimit maksimal me pakicë të derivateve të naftës, deri në sjelljen e vendimit përfundimtar të Gjykatës kushtetuese, të mos aplikojnë dispozitën e Qeverisë.