“Mund të them që me kujdes do të përcjell procesin dhe në fund me përgjegjësi politike do të sillem në pajtim me atë që do të jetë rezultati përfundimtar”, tha deputeti i Malit të Zi Pozitiv Dritan Abazoviq për radio Antena M mbasi që kundër kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka është ngritur padia penale për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.
Abazoviq thekson që është e çuditshme si kjo çështje është ngritur menjëherë pas zgjedhjeve të Podgoricës. “Kam prit që sulmet ndaj vetëqeverisjes lokale të nisin në atë periudhë kështu që këtë mund ta lidhi edhe me atë gjë. Por, unë absolutisht distancohem nga amnistia e çdo kujt i cili në çfarë do lloj mënyre ka shkelur interesin publik. Dhe i pari do të dal në mbrojtje të së vërtetës dhe drejtësisë, e jo të asnjë individi apo partneri të koalicionit apo shokut apo vëllait, nëse me të vërtet vërtetohet që kishte veprime të cilat nuk janë në pajtim me ligjin”, shpjegon Abazoviq.
Loro Nrekiq nga PDS-ja thotë që rasti i Gjekës duhet të hetohet. “Nëse ka bërë diçka duhet të mbars përgjegjësinë. Pavarësisht që është kryetar i komunës, nëse këtë gjë e ka bërë dhe nuk është vërtetuar, duhet të mbars përgjegjësinë. Të gjitha në pajtim me ligjin”, tha Nrekiq.