Abazoviq: TË RINJTË BARTËSIT E NDRYSHIMEVE

Dritan Abazoviq, Abazovic Deputeti i Malit të Zi Pozitiv Dritan Abazoviq, ka deklaruar për “Radio Evropa e lirë” që të rinjtë mund të jenë bartësit e ndryshimeve të mëdha shoqërore. “Pikërisht kuadrat e rinj mund të bartin   reformën e shoqërisë për arsye se janë fleksibil dhe më lehtë mund të absorbojnë të gjitha proceset të cilat ndodhin brenda dhe rreth vendit, në këtë kohë moderne teknologjike në të cilën jetojmë. Për këtë arsye mendoj që është shumë me rëndësi që këto njerëz të rinj të fitojnë shansin e vet dhe që vetëm ashtu shoqëria mund të transformohet”, tha ai.

Sipas fjalëve të tija, “luanë të rinj”, si bartës potencial të ndryshimeve politike dhe shoqërore, ka në parti, por shpesh janë të shtypur nga liderët të cilët në mënyrë autokratike udhëheqin partinë. “Dhe në vend që të jenë luan, në kuptimin e udhëheqësve të ndryshimeve të mëdha, ato në fakt bëhen shumë të ngjashëm me to dhe  kreativitetin e vet që deri atëherë e kishin. Në këtë mënyrë thjesht e diskualifikojnë veten si dikush që mundet të jetë sado-kudo i mbajtur në mend si dikush që vërtet sjell ndryshime”, shtoi Abazoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…