Nënkryetari i ardhshëm i Qeverisë së Malit të Zi Dr. Dritan Abazoviq paralajmëroi revizionin e privatizimit të një sërë ndërmarrjesh.
Një nga këto ndërmarrje është edhe Kriporja e Ulqinit, të cilën në vitin 2005, me blerjen e paketit të aksioneve shumicë për rreth 800.000 euro, e bleu biznesmeni Veselin Baroviq.
Abazoviq konsideron se ky rast është “shembull tipik i hajnisë tranzicionale i cili në tërësi duhet të rishqyrtohet nga organet kompetente”.