Deputeti i Malit të Zi Pozitiv Dritan Abazoviq ka deklaruar që është trishtuese e gjitha që po ndodh në Ulqin. “Qyteti dhe banorët e tij këtë sigurisht nuk e kanë merituar. Ulqini gjithmonë është i njohur me gjëra të mira dhe mendoj që ngjarjet e tilla të cilat lidhen me liderët e komprometuar, krijojnë fotografi të shëmtuar për qytetin tonë. Shpresoj që qytetarët e Ulqinit herën tjetër do të jenë të kujdesshëm kur dikujt ti japin besimin”, tha ai për “Dan”.
Sipas fjalëve të tija, qytetarët duhen të jenë krenar në përfaqësuesit e vet dhe funksionarët publik, e jo të kenë turp nga ato. “Kjo që po ndodh askujt nuk i bënë nderë kështu që është njerëzore të shpresojmë që kësaj agonie politike do ti vijë fundi dhe që në të ardhmen do ti kemi përfaqësuesit e popullit të tillë që për emrat e tyre do të lidhen vetëm gjëra pozitive”, shtoi Abazoviq.