Abazoviq: ULQINI GARANT PËR AUTOSTRADËN!

Autoput, AutostradaDeputeti i pavarur në Kuvendin e Malit të Zi Dritan Abazoviq ka thënë se kërcënimi më i madh për moskthimin e kredisë për pjesën e parë të autostradës prej Smokovac deri në Mateshevo – i bie Ulqinit.

“Sot në Parlament disa herë është përmend çështje se a është arritur marrëveshja me Kinezët që garant për moskthimin eventual të kredisë të jenë dhe aranzhimet me Plazhin e madh, askush nga Qeveria nuk dëshiroi të përgjigjet. Pra, as ta pohojë dhe as ta mohojë këtë”, tha Abazoviq.

Mediet malazeze më herët shkruanin se gjatë zhvillimit të negociatave Kinezët kanë kërkuar që t’iu lejohet që në afat të gjatë të marrin me qira Portin e Tivarit dhe Plazhin e madh dhe që aty të investojnë 1,5 miliard euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi