Abazoviq: ULQINI NË PRIORITETET E KËSAJ QEVERISE

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq prezantoi të premten në Podgoricë rezultatet e punës së kabinetit të tij në 365 ditët e mëparshme.

Sipas tij, të gjitha qëllimet e planifikuara janë arritur dhe Qeveria gjatë gjithë asaj periudhe ka punuar “me shpejtësinë e gjashtë”.

Siç theksoi ai, Ulqini pret zhvillim të përshpejtuar, duke shtuar se pas sezonit pritet ndërtimi i hoteleve ekskluzive.

“Do të jenë të gjithë hotele me pesë yje. Investimi në ‘Jadran’ do të kalojë 50 milionë euro, ‘Galebi’ do të jetë hoteli më i madh në bregdet, rinovimi i ‘Mediteranit’ po ecën me shpejtësi. Javën e ardhshme do të prezantohet projekti për ‘Otrant’, i cili për mua është perfekt”, tha kryeministri Abazoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi