Abazoviq: UNË DO TË VEPROJA PRAPË NJËJTË, GJUKANOVIQI NUK E BESOJ

Dritan Abazovic Parlament, Dritan Abazoviq ParlamentDeputeti i Malit të Zi Pozitiv Dritan Abazoviq në intervistën për “Monitor” komentoi incidentin e javës së kaluar në Kuvend me kryeministrin Millo Gjukanoviq i cili e quajti “vagabond”(kopuk).

“Isha i befasuar, shokuar. Gjithmonë tentoj të kam marrëdhënie mjaft korrekte me të gjithë në Parlament, me kryetarin, me kolegë, administratën. Ngjashëm është dhe me anëtarët e Qeverisë, kështu që nuk prisja të jem shënjestër në të cilën gjuhet me fjalor rruge nga kushdo, pra as nga kryeministri”.

Disa herë e pyeta a mi dërgon mua këto fyerje, në mënyrë që të jem i sigurt në atë që dëgjoj dhe shoh. Kishte mundësi të ndjehet dhe urrejtja e madhe, armiqësia e cila, thënë në mënyrë figurative, në atë moment mund të prehej me thikë. A ka ironi më të madhe nga kjo që kryeministri, i cili është në skenë publike aq gjatë sa unë kam vite jete, të më thotë mua apo kujtdo nga klubi im që është mbrojtës i mafisë!?

Unë prapë do të veproja në të njëjtën mënyrë, sikur të vihesha në situatë të ngjashme. Do të dilja në mbrojtje të dinjitetit të kolegëve të mi dhe vetes. Besoj se ai do të vepronte ndryshe.

Nga kjo shumë lehtë mund të bihet përfundimi se kush nga ne dy duhet të pendohet, nëse ka fytyrë”, tha Abazoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi