“Unë i kam thënë ambasadores të Malit të Zi në Këshillin e Evropës që të votojë për pranimin e Kosovës në atë organizatë”, tha kryeministri Dritan Abazoviq në seancën e Komisionit Parlamentar për Marrëdhënie ndërkombëtare dhe diasporë.
Ai tha se në politikën e jashtme të Malit të Zi nuk ka ndryshuar asgjë dhe se shteti ka ndjekur një politikë të përgjegjshme dhe konsekuente.
“Mali i Zi votoi së bashku me 33 vende të tjera”, tha Abazoviq.