Abazoviq: Ura që do ta shkurtojë distancën Velipojë-Ulqin në 1 km, pritet të përfundojë më 2024

Distanca mes Ulqinit dhe Velipojës është aktualisht 73 km, ndërkaq me urën e re e cila do të ndërtohet në Bunë, ajo do të shkurtohet në 1 km.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka bërë të ditur të shtunën se ura do t’i lidhë 34 km plazh me rërë, derisa ndërtimi i saj do të përfundojë në gusht të vitit 2024.

Sipas tij, gjatësia e urës do të jetë 310 metër, ndërkaq gjerësia do të jetë 17 m.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…