Abazoviq: URGJENTISHT TË MIRATOHET REZOLUTA PËR INTEGRIME

abazovic-crnogorski-novinari-rade-zabrinjavajucem-ambijentu-slika-246829„Këshilli i politikës së jashtme i Kuvendit të Malit të Zi dhe Kolegjiumi i kryetarit  duhet të krijojnë urgjentisht kushtet për miratimin e rezolutës për cilësinë dhe dinamikën e procesit të integrimeve evropiane, jo më vonë se në fund të tetorit“, deklaroi deputeti i „Malit të Zi Pozitiv“ Dritan Abazoviq.

Ai tha që me këtë dokument duhet të definohet roli i Parlamentit në procesin e bashkëngjitjes Unionit evropian.

“Të presësh që Qeveria e kryeministrit Millo Gjukanoviq do ti jap diçka Parlamentit nëse nuk kërkojmë është fantazi shkencore, diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë, as nuk do të ndodh”, shtoi Abazoviq.

Sipas fjalëve të tija, do të ishte optimale sikur ky dokument të miratohet deri në fund të këtij muaji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi