Abazoviq – Waitz: TË KTHEHET VALDANOSI, TË SHPËTOHEN ULLINJTË

ValdanoseDeputeti në Parlamentin Evropian Thomas Waitz dhe lideri i Lëvizjes Qytetare URA Dr. Dritan Abazoviq biseduan me anëtarët e Këshillit për Kthimin e Ullishtës në Valdanos, Xhemal Haxhibetin dhe Latif – Avdo Goranën.

Haxhibeti dhe Gorana njoftuan europarlamentarët me historinë e eksproprijimit të rreth një milion metër katror tokë dhe rreth 18.000 rrënjë ullinj në gjirin e Valdanosit.

Ato theksuan se toka nuk iu dedikua qëllimit dhe se drejtësia do të kënaqet kur ajo ti kthehet pronarëve të mëparshëm.

Waitz dhe Abazoviq u pajtuan se prona duhet të kthehet, si dhe që është e pakuptueshme që tash 40 vite po shkatërrohet ullishta më e vjetër në Adriatik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…