Në shkollat fillore të enjten u organizua ndarja solemne e abetareve të gjithë nxënësve të klasës së dytë të cilët mësimin e ndjekin në gjuhën shqipe.
Abetaret fëmijëve solemnisht ia dorëzuan drejtori gjeneral i Drejtorisë për arsim të popujve pakicë dhe komuniteteve tjera nacionale në Ministrinë e arsimit Marash Dukaj, kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe deputeti Nik Gjeloshaj.
Kryekomunari i Ulqinit tha se abetaret janë donacion i kryebashkiakut të Tiranes Erion Veliaj.
Gjeka iu falënderua Ministrisë së arsimit dhe ministrit Predrag Boshkoviq për mirëkuptim që këto libra nga ky vit shkollor të përdoren edhe në sistemin arsimor të Malit të Zi.