ABS NEWS: Si 650 shqiptarë të Malit të Zi refuzuan të ishin ushtarë të Millosheviqit

Xheladin Zeneli650 të rinj shqiptarë nga Ulqini dhe Ana e Malit në Malin e Zi kane refuzuar të ishin ushtarë dhe të merrnin pjesë në luftërat e udhëhequra nga Milloshiviçi. Këto fakte vijnë përmes një dokumentari që u shfaq ne Ulqin, “Suterman 1991”. Gazetari i ABC News Simon Shkreli përgatiti një material me dëshmitarët dhe protagonistët e asaj kohe.

Jugosllavia e Titos po shkërmoqej, lufta në këtë pjesë të Evropës ishte e pashmangshme, Mobilizimi kishte filluar dhe shënonte nisjen e një konflikti të gjatë të egër. Popujt e këtij shteti ishin kthyer në figura shahu dhe përdoreshin në fushatat e përgjakshme në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë.
Në korrik të 1991-shit, 650 të rinj shqiptar nga Mali i Zi, kryesisht nga Ulqini, Ana e Malit dhe Kraja u mobilizuan nga Armata Popullore Jugosllave për t’i çuar në Bosnje dhe në Kroaci.

Po ata refuzuan kategorikisht të bëheshin pjesë e luftës që nuk ishte e tyre.

Për 6 ditë ata qëndruan të ngujuar në Suterman një zonë në afërsi të Tivarit, pa ushqim

Ushtar në rezervë të APJ-së, u quajtën dezertor dhe tradhtar. Hajredin Zeneli në pamundësi të gjetjes së dokumenteve arkivor të kohës, një nga 650 të rinjtë shqiptar të mobilizuar me dhunë, përmes rrëfimit personal ka realizuar dokumentari “Suterman 1991”.

Shfaqja e dokumentarit u mbajt në ambientet e Kinosallës së braktisur në Katerkollë të Anës së Malit në Ulqin.  Si ngjarje më e rëndësishmja në zhvillimet e mëtejshme politike të shqiptarëve në Mal të Zi.  Refuzimi unanim i shqiptarëve në ish-jugosllavi që të bëheshin pjesë e lustrave të udhëhequra nga regjimi i Millosheviçit.

Uniteti mes tyre ishte vendimtar. Qëllimi ishte që shqiptarët të bëhen “mish për top”.

Xheladin Zeneli ishte vetëm 28 vjeç në zgjedhjet e para pluraliste në Mal të Zi . Doli deputet dhe dha dorëheqjen. Sot ai jeton në SHBA.

Ky dokumentar i realizuar me qellim heqjen e pluhurit të harresës. Është treguesi i një ngjarje si një popull shumë i vogël i përballur me presionin e jashtëzakonshme të makinerisë ushtarako politike të Millosheviçit, refuzuan luftën dhe të bëhen vegël e makinerisë vrasëse që do përgjakte Ballkanin./ABC News Albania 24/7

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT
Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT

“Në ditët në vijim do të marrim masa dhe veprime që të mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët e Kalasë që të kenë një furnizim më të mirë me ujë”, tha drejtori ekzekutiv i SHPK “Ujësjellësi dhe kanalizimi”

Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE
Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me ujin, banorët e Kalasë kanë paralajmëruar protestë. “Situata prej javësh është e padurueshme dhe nga mungesa e ujit na ikin mysafirët”, pohojnë Kalalitë. Sipas

Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË
Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË

Banorët e Mërkotit kanë organizuar të dielën për të tretën herë bllokimin e rrugës rajonale në Peçuricë. Kësaj radhe, siç kanë bërë të ditur, bllokada është zgjatur për një orë, gjë që ka shkaktuar një

In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje
In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje

U hap lajmi: në Njujork ndërroi jetë Fatmir Milo Nimanbegu.Ka qenë e ditur se disa kohë ka vuajtur prej sëmundjesë të rëndë, joshëruese. ​Në vitet pesëdhjeta-gjashtëdhjeta jeta në Kalanë e Ulqinit. Pak

NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR
NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR

Njoftojmë të gjithë gjuetarët dhe qytetarët e Komunës së Ulqinit, se hapja e sezonit të gjuetisë që ishte e paraparë të hapet me datën 07.08.2022 ,pas kërkesës së kryetarit të Komunës së Ulqinit , Omer