Stacioni meteorologjik Accuweather ka publikuar parashikimin për verë për zonën e Europës sipas të cilit në zona e Ballkanit do të jetë më e ngrohta në kontinent, transmeton PCNEN.
Verën, sipas këtij parashikimi, do ta karakterizojnë temperaturat e larta, madje edhe më të larta se mesatarja. Ballkanin e pret vera e thatë dhe e nxehtë, gjë që do të sjellë thatësira, zjarre dhe të korra të dobëta.
“I nxehti në jug të gadishullit Ballkanik mund të rezultojë me verën më të nxehtë në disa vitet e fundit”, thotë meteorologu Alen Repert.