Kuleta që i përkiste Ulqinakës J.V., e cila u gjet në Adë të Bunës, iu kthye pronarës, shkruan Primorske.me.
Ajo përmbante rreth 500 euro, dokumente personale dhe çelësa veture, dhe u gjet nga Maja Zhupanoviq dhe Boris Mihailloviq.
Edhe pse në situatat kur gjenden paratë, gjetësi i ndershëm ka të drejtën e një pjese të shumës, Borisi tregoi se nuk donte që gruaja ta nderonte sepse e konsideron aktin e kthimit të gjërave të humbura si një akt njerëzor.
Duke falënderuar gjetësve, J.V. shkroi në FB: “Gjëra të tilla rivendosin besimin te njerëzit!”