Këto ditë po vijojnë punimet për zgjerimin e plazhit në Adë me materialin nga dega e djathtë e lumit Buna.
Po ashtu, u hoq rëra e cila prej shkurtit pothuajse ka mbuluar një pjesë të apartamenteve në Adë të cilët ishin më afër detit.
Për të kuptuar shkallën e erozionit do ta përmendim faktin se këto objekte para tridhjetë vitesh ishin 100 metër të larguar nga deti.