Moti i keq me stuhi i cili sot në mëngjes rreth orës shtatë e ka goditur Adën e Bunës janë prishur numër i konsiderueshëm i shtëpizave private dhe objekteve hotelerike, lajmëron “Vijesti”. E ashtuquajtura pështjelliza, e cila zgjati vetëm një minutë, ka marrë pullazet dhe ka shkulur drunjtë. Një nga objektet në të cilin shkaktoi dëm të madh materiale ishte restoranti “Qiqkova Çarda”.
I vendosur në gryk të Bunës, ishte i pari në goditje të stuhisë.
“Restoranti i cili është ndërtuar për më shumë se dhjetë vite, është shkatërruar për një minutë. Për fatin tonë, askush nuk është lënduar gjatë këtij moti katastrofal”, tha pronarja Valentina Bogojeviq.
I tërë Ulqini është goditur nga reshjet e bollshme, për një kohë të shkurtër çdo gjë ishte e mbuluar nga uji.