Administratori i falimentit të Kripores Ognjen Jovoviq i propozoi Gjykatës ekonomike që të ndalohet shitja e pronës së kësaj ndërmarrje derisa të zgjidhen dy çështje, shkruan “Pobjeda”.
Çështja e parë është ajo e pronësisë, të cilën duhet të përcaktojë Këshilli për privatizim dhe investime kapitale në krye të së cilit është kryeministri Millo Gjukanoviq.
E dyta është trajtimi i kësaj hapësirë në dokumentet planifikuese, gjegjësisht në Planin hapësinor me dedikim të veçantë për zonën bregdetare dhe në Planin hapësinor-urbanistik të Komunës së Ulqinit.
“Vetëm pas kësaj kjo kompani mund të jetë interesant për investitorin special”, theksoi Jovoviq.