Këshilli për ekonomi, financa dhe buxhet pranë Kuvendit të Malit të Zi ka shqyrtuar realizimin e përfundimeve të veta për Kripore të cilët u miratuan në shkurt të këtij viti duke konstatuar se vetëm një pjesë e vogël e tyre është realizuar.
Sipas fjalëve të administruesit të falimentit Ognjen Jovoviq, erdhi koha më në fund që të zgjidhet çështja e pronësisë së Kripores. “Në listën e patundshmërive nuk shkruan që Kriporja është pronë shtetërore por që shfrytëzimi është 1/1. Askund nuk përmendet shteti dhe askush tjetër”, tha ai.
Kryetari i Këshillit Aleksandar Damjanoviq ka thënë se është e palogjikshme që akoma nuk është zgjidhur çështja e pronësisë, duke treguar për faktin se shteti mbas 12 tenderëve të dështuar akoma është shumë larg nga shitja e kësaj ndërmarrje më të vjetër në Ulqin nëpërmjet falimentit.