Adroviq në “Vijesti”: INVESTITORËT E PËRHERSHËM

Samir Adrovic“Investitor i përhershëm është profesion i pazakonshëm i cili ekziston vetëm në Ulqin: ai ndërton, por askush nuk i sheh as themelet, e jo më ndërtesat, ai investon, por nuk shpenzon asnjë cent”, shkruan në vështrimin e vet të sotëm në “Vijesti” korrespodenti i kësaj gazetë nga Ulqini Samir Adroviq.

Ai në mënyrë ilustruese dhe sarkastike i numëron disa ndërmarrje të rrënura në Ulqin të cilat i kanë kapur partnerët strategjik të Qeverisë malazeze dhe thërret u.d. të prokurorit të lartë shtetërorë të Malit të Zi Veselin Vuçkoviq të reagoi. “Për këtë arsye hajdeni në Ulqin të shihni se çfarë është bërë nga Primorja dhe Kriporja, e nuk duhet të ndodhte. Pastaj shkoni vizitoni gadishullin Suka dhe pjesën mbi të si dhe Plazhin e madh, të shihni çfarë nuk është bërë, e duhej bërë. Fillimisht shikoni mirë bukurit e Ulqinit, sepse për këtë të parën do të ju duhet stomaku i fortë. E pastaj merrni guximin, ktheni shpifjen si vepër penale dhe paditni të papërgjegjshmit të cilët shpifën qytetin, shtetin dhe funksionin që ju mbuloni”. Ato, e jo mua apo kolegët për arsye se do të themi apo shkruajmë që dikujt duhet ti vijë turp çfarë bënë apo nuk e bënë punën e vet”, përfundoi Adroviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi