Kaluan plot 13 vjet, por kujtimet vetëm shtohen, dhimbja shkatërron dhe trishtimi rritet.
Na mungon prania jote, buzëqeshja, fjala, shikimi ytë! Ti ishe edhe vëlla edhe shoku edhe miku im. Shpresa ime, mbështetja, lumturia!
Shpesh i shoh shokët e tu. Tani janë burra, të mirë dhe të sjellshëm. Kanë gra dhe fëmijë.
Zemra ime dridhet, sepse do të ishe edhe ti një burrë dhe baba i mrekullueshëm, dhe unë do të isha një hallë e lumtur.
Faleminderit të gjithëve që të kujtojnë, të cilët kanë qenë me ne gjithë këto vite të vështira sa herë që ne kemi pasur nevojë.
Siç je edhe ti përgjithmonë në mendjen tonë dhe me ne!