Në Entin për punësim të Malit të Zi, në Buron e punës në Ulqin, 112 persona me shkollë të lartë kanë nënshkruar kontratat për aftësim profesional, shkruan “Dan”.
Siç njoftohet nga ky institucion, pjesa më e madhe e tyre – 69, stazhin e praktikantit do ta bëjnë në sektorin privat.
Aftësimin profesional në sektorin publik do ta bëjnë 53 persona me shkollë të lartë.
Në krahasim me vitin e kaluar, numri i personave me arsim të lartë është më i madh për 16.
Paga mujore të cilën praktikantët e fitojnë është e njëjtë si vitet e kaluara dhe është 50% nga paga mesatare mujore në Mal të Zi.