Agjencia për parandalimin e korrupsionit ka dorëzuar me 20 tetor Gjykatës për kundëvajtje në Budva – Njësia Ulqin kërkesën për inicimin e procesit të kundërvajtjes kundër deputetit Dritan Abazoviq, i cili, sipas raportit të kësaj Agjencie ka shkelur Ligjin për parandalimin e korrupsionit, sepse ka lajmëruar vlerën e pasaktë të depozitës në bankë, shkruan “Dnevne novine”.
Abazoviq më herët ka dhënë pëlqimin me shkrim për kontrollin e llogarive të tija bankare.
Agjencia ka vërtetuar se Abazoviq ka lajmëruar vlerën e pasaktë të depozitës në bankë, gjegjësisht me 31 dhjetor të vitit të kaluar në llogarinë e tij ishin 20.000 euro më shumë para nga vlera që ai e vendosi në Raportin për të ardhurat dhe pronën për vitin 2016 të cilin ia dorëzoi Agjencisë.